Zyrtare, Lautaro Martinez rinovon me Interin

schedule18:02 - 12 Gusht, 2024

schedule 18:02 - 12 Gusht, 2024

Inter konfirmoi se Lautaro Martinez ka vendosur të qëndrojë në Itali. Kubi italian vendosi të zgjasë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2029.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Sulmuesi i lindur në 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2029”.

Martinez ishte fantastik sezonin e kaluar, duke ndihmuar Interin që të fitojë titullin me shënimin e 24 golave dhe duke dhuruar gjashtë asiste. Sulmuesi argjentinas do të fitojë nëntë milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar i klubit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!