Klubi i Kastriotit po përballet me largime gjatë ditëve të fundit për shkak se lojtarëve u skadojnë kontratat dhe nuk arrihen marrëveshjet për rinovimin. Klubi krutan ditën e sotme ka njoftuar divorcin me Ermir Rezin.
Sulmuesit i ka skaduar kontrata pas një sezoni qëndrim te Kastrioti. 33-vjeçari luajti në 33 ndeshje këtë sezon dhe shënoi 2 gola e dhuroi 3 asiste. Mbetet për t’u parë e ardhmja e tij, nëse do arrijë të qëndrojë në Superiore.
NJOFTIMI I KLUBIT – Futbollisti Ermir Rezi nuk është më pjesë Kastriotit. Pas përfundimit të sezonit, Rezit i përfundoi kontrata dhe pas një takimi me drejtuesit u vendos bashkarisht që kontrata të mos rinovohej. Rezi u bashkua me Kastriotin ne merkaton e verës së shkuar.
Në sezonin që sapo u mbyll sulmuesi luajti në 31 ndeshje, duke realizuar 3 gola dhe dhënë 3 asiste. Klubi i Kastriotit e falënderon Rezin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij. /abcnews.al