Kastrioti, pas Taulant Markut, mbyll bashkëpunimin me një tjetër titullar të sezonit të kaluar. Mbrojtësi Taulant Sefgjinaj, pas një sezoni me krutanët, largohet dhe mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën.
Klubi i Kastriotit uron anësorin e majtë për vazhdimin e karrierës. “Taulant Sefgjinaj dhe KS Kastrioti mbyllin bashkëpunimin me konsensus.
Klubi e falënderon mbrojtësin për gjithçka dha për fanellën tonë gjatë sezonit të shkuar, dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruan klubi krutan në njoftimin e bërë.
Sefgjinaj u aktivizua 22 ndeshje me Kastritin në Kategorinë e Parë. Mbrojtësi i majtë pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Laçi, skuadra e vendlindjes. Ai ka luajtur edhe me skuadra të tjera, si Erzeni dhe Teuta./ abcnews.al

