Elis Bakaj në janarin e shkuar u transferua te Dynamo Brest, pas një aventurë të suksesshme si pjesë e Soligorsk. Një dëmtim i rëndë rreth muajit mars prishi gjithë planet e tij.
Ai mbeti deri në tetor jashtë fushave, duke luajtur vetëm shtatë ndeshje te Dynamo Brest. Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe lamtumira e tij nga klubi historik bjellorus.
Vetë ata përmes një postimi kanë njoftuar ndarjen me 33-vjeçarin tiranas, pas më pak se një viti si pjesë e tyre. Bakaj nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur marrëveshjen me klubin e ri.
Ai do të qëndrojë ende në Bjellorusi sepse nga sot është pjesë e FC Rukh Brest. Lajmin e njofton vetë klubi bjellorus përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se kontrata e Bakajt është njëvjeçare. /abcnews.al