Zyrtare: Laporta vendos, Roland Koeman konfirmohet trajner i Barcelonës

schedule19:10 - 3 Qershor, 2021

schedule 19:10 - 3 Qershor, 2021

Asnjë ndryshim në pankinën e Barcelonës, aty ku do vijojë të qëndrojë Roland Koeman. Siç u lajmërua dje në mediat spanjolle, presidenti Joan Laporta ka konfirmuar teknikun holandez në stol.

Roland Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm“, deklaron kreu i Barcelonës në faqen zyrtare në Twitter.

58-vjeçari mori në gushtin e vitit 2020 drejtimin e skuadrës me të cilën ka luajtur edhe si futbollist. Sezonin që lamë pas fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa në sezonin e ri do të tentohet rikthimi te suksesi në La Liga dhe Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!