Pavarësisht paraqitjeve të mira në Conference League, Laçi vendosi të ndajë rrugët me Shpëtim Duron dhe shumë pak ditë nga divorci me të, zyrtarizohet edhe trajneri i ri.
Laçi ka vendosur të emërojë një trajner të huaj. Bëhet fjalë për malazezin Dejan Vukicevic, i cili ka arritur akordin me presidentin Pashk Laska dhe siç e njofton klubi, ka firmosur kontratën me bardhezinjtë.
52-vjeçari ka një karrierë të pasur në krye të stolit. Ai në të shkuarën ka drejtuar kryesisht në Malin e Zi, por ka provuar edhe drejtimin e skuadrave si Feronikeli në Kosovë, Ventspils në Lituani, Dacia në Moldavi apo Vojvodina në Serbi.
Vukicevic nuk drejton një ekip prej dy vitesh dhe eksperienca e tij e fundit ishte në vitin 2019 te Feronikeli në Drenas. Ai zgjedh të vazhdojë karrierën dhe qëndron në troje shqiptare. /abcnews.al