Zyrtare/ Laçi përforcon mesfushën, firmos me ish-lojtarin e kombëtares së Nigerisë

schedule14:20 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:20 - 5 Korrik, 2022

Laçi ka arritur të përforcohet në mesfushë, teksa ditën e sotme ka firmosur me ish-lojtarin e kombëtares së Nigerisë, Michel Babatunde.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se palët kanë firmosur bashkëpunimin mes tyre.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-2023”, shkruan klubi bardhezi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Nigeriani Babatunde ka një CV të pasur, teksa ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botëroret e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok së fundmi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!