Klinti Qato është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Laçit. Mesfushori 23-vjeçar ka nënshkruar sot me bardhezinjtë, edhe pse kishte dalë në stërvitje që në fillim të javës.
Qato sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Tomorit, ku luajti si titullar dhe shënoi edhe 3 gola. I riu ka luajtur edhe në të shkuarën në Superiore.
Me Teutën në sezonin 2018/19 u aktivizua vetëm në një ndeshje, për të kaluar më pas te Luftëtari ku mori hapësira.
Mesfushori luajti 22 ndeshje me gjirokastritët, duke u aktivizuar në disa raste edhe si mbrojtës krahu për nevoja të skuadrës. /abcnews.al