Zyrtare/ Kukësi prezanton një tjetër mbrojtës, firmos me Tarik Isic

schedule15:34 - 4 Korrik, 2022

schedule 15:34 - 4 Korrik, 2022

Kukësi nuk ndalet në merkato, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e një tjetër mbrojtësi. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin boshnjak, Tarik Isic, i cili tashmë zyrtarisht ka veshur fanellën e verilindorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa thuhet se klubi ka firmosur për 2 vite.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi boshnjak Tarik Isić është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mbrojtësi 27-vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. 

Isiç vjen në Shqipëri nga kampionati boshnjak, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Velez Mostar, ekip me të cilin ka fituar edhe Kupën e Bosnjës. Në të shkuarën, mbrojtësi shtatlartë ka luajtur edhe me ekipe si FK Olimpik, Celik Zenica, Radnik Bijelj, e Capljina.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Isić dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi i Kukësit.

“Është një sfidë e re për karrierën time. Kampionati shqiptar duket shumë mirë sidomos me infrastrukturën e re e cila është shumë e rëndësishme për ne futbollistët.

Jam shumë i lumtur që do të bashkëpunoj me trajnerin më të mirë shqiptar, Skënder Gegën për të cilin kam dëgjuar fjalët më të mira nga Pero Pejiç. Më ka folur edhe shumë mirë për klubin dhe për Shqipërinë kur isha duke kërkuar për më shumë informacione.

Synoj dhe shpresoj që në sezonin e parë bashkë, të fitojmë të paktën një trofe për tifozë tonë. Forca Kukësi”, u shpreh Isic në fjalën e parë si futbollist i Kukësit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!