Zyrtare: Kukësi firmos me ish-lojtarin e Twente

schedule19:51 - 15 Gusht, 2022

schedule 19:51 - 15 Gusht, 2022

Edwin Gwasi zyrtarisht është lojtar i Kukësit. Verilindorët kanë dalë me njoftim: “Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi i krahut Edwin Gyasi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 1 sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Gyasi vjen te Kukësi nga kampionati izraelit, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Beitar Jerusalem, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si Grafschap, Heracles, Roda, Alesund, CSKA Sofie, Dallas, Samunspor e Bolusport.

Gyasi është një prodhim nga akademia e AZ Alkmar, teksa ka qenë edhe pjesë e ekipit të të rinjve të Twentes. Në të shkuarën, Gyasi ka luajtur edhe me kombëtaren e Ganës.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Edwin Gyasi dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welkom GYASI”, njofton Kukësi. / abcnews.al