Alain Giresse është shkarkuar pak çaste më parë nga detyra e tij si trajner i kombëtares së Kosovës.
Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupi I kanë ndikuar shumë te atmosfera te Dardanët.
Kështu, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një mbledhje urgjente. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, është vendosur shkarkimi i Alain Giresse, së bashku me ndihmësit e tij, Sebastien Bichard dhe David Le Goff.
Asnjë fitore dhe këto kualifikuese dhe shanset thuajse të pamundura për kualifikim kanë ardhur deri tek ky vendim i FFK-së.
Ndryshe, Giresse e ka drejtuar Kosovën në 10 ndeshje zyrtare, duke pësuar katër humbje, tri fitore dhe tri barazime./ h.ll/abcnews.al