Zyrtare/ Kohë rinovimesh, Kukësi “blindon” kapitenin edhe për 2 sezone

schedule20:21 - 30 Qershor, 2022

schedule 20:21 - 30 Qershor, 2022

Te Kukësi është koha e rinovime të lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës. Pas Redon Dragoshit i cili rinovoi kontratën me verilindorët edhe për një sezon, tashmë është radha e kapitenit të ekipit, Gjelbrim Taipi që të zgjasë qëndrimin në “Kukës Arena”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se kapiteni ka rinovuar kontratën dhe do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Kukësit edhe për 2 vite të tjera.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me kapitenin Gjelbrim Taipi për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera. Mesfushori nga Tërnoci, ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2024, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.

Taipi u bashkua me Kukësin në sezonin 2020-2021 duke qenë ndër futbollistët më të rëndësishëm në ekip dhe njëkohësisht duke marrë edhe shiritin e kapitenit”, shkruan klubi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!