Dean Liço ka dalë lojtar i lirë, pasi ka prishur kontratën me italianët e Ascoli pas sezonit të mbyllur në huazim te Partizani.
“Ascoli Calcio 1898 FC njofton zgjidhjen konsensuale të kontratës me Dean Liço, i lindur në vitin 2000, i cili iu bashkua grupit tonë dy vite më parë, ndërsa eksperiencën e fundit e pati me Partizanin e Tiranës.
Mesfushori shqiptar mbyll etapën e tij tek Ascoli me tre paraqitje në kampionatin 2020-2021. Klubi i ‘bardhezi’ i uron Deanit fat”, njofton klubi italian. / abcnews.al