Zyrtare, klubi i Serie A shitet për plot 800 milionë euro

schedule10:53 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 10:53 - 30 Dhjetor, 2019

Klubi i Romës më në fund është shitur. Pas shumë muajsh negociata mes ish-pronarëve të klubit romak dhe pronarëve të rinj, më në fund ka pasur një dakordësi për shitjen e klubit legjendar italian.

Presidenti i ri i klubit do të jetë Daniel Friedkin, një miliarder amerikan. Ish-presidenti James Pallota kërkonte prej muajsh që të shiste klubin, pasi gjërat nuk i kishin shkuar ashtu siç i mendonte në fillim.

Edhe pse Roma nuk ka më lavdinë e dikurshme presidenti i ri Friedkin beson se është një investim i zgjuar dhe fitimprurës për të ardhmen. Mësohet se Friedkin ka marrë menjëherë përsipër pjesën më të madhe të aksioneve dhe që në muajin janar, pritet të investojë tek ekipi kryeqytetas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!