Barcelona ka njoftuar ditën e sotme rinovimin me Alex Collado, kapitenin e Barcelona B dhe një prej lojtarëve më të talentuar në pronësi të katalanasve.
21-vjeçarit i përfundonte kontrata në fund të sezonit të ardhshëm, por Barcelona ka shfrytëzuar mundësinë e rinovimit, siç ishte parashikuar në kontratë dhe e shtyn deri në verën e vitit 2023.
Ky rinovim shoqërohet edhe me rritjen e klauzolës së lojtarit, që shkon 100 milionë euro. Collado është një nga lojtarët më të talentuar të Barçës dhe sezonin e ardhshëm pritet të bashkohet me ekipin e parë. /abcnews.al
❗ [ÚLTIMA HORA] ❗
? Álex Collado, azulgrana hasta el 2023
? Todos los detalles ? https://t.co/1iJQNZWabY#ForçaBarça ?❤ pic.twitter.com/ny7grAk3s0
— Barça Atlètic (@FCBarcelonaB) March 31, 2021

