Kastrioti vijon me përgatitjet për sezonin e ri dhe së fundmi ka arritur të firmosë me një gjigant në mbrojtje. Kroato-gjermani Damir Grgić është lojtari më i ri që zbarkon në Krujë. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i kastriotit në rrjetet sociale.
Grgić është 29 vjeç dhe pjesën më të madhe e ka kaluar në Austri dhe Gjermani, teksa nuk mungojnë eksperiencat në Kroaci, indi dhe Slloveni. Sezonin e fundit ai ishte pjesë e NK Inter Zapresic, në ligën e dytë për nga rëndësia në Kroaci.
POSTIMI – KS Kastrioti ka arritur marrëveshjen me futbollistin, Damir Grgić. Drejtuesit e klubit dhe qendërmbrojtësi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar në ambientet e klubit ditën e sotme, duke u bërë tashmë pjesë e zyrtare e Kastriotit.
Grgić, mbrojtësi kroat që ka dhe shtetësi gjermane do të jetë pjesë e Kastriotit pas eksperiencave tek Inter Zapresic, Aluminijn, Rudar, etj. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më dinjitoz me fanellën tonë. /abcnews.al