Devid de Silva nuk është më pjesë e Kastriotit. Sulmuesi nga Brazili nuk ishte dukur në fazën përgatitore të krutanëve dhe shkaku është se klubi ka vendosur ta shesë.
25-vjeçari e ka lënë kampionatin tonë dhe ka vendosur të transferohet në Ligën e Dytë portugeze, në ekipin e Sporting Clube da Covilhã.
Devid kishte kontratë me Kastriotin edhe për dy vite, por siç mëson Abcnews.al, krutanët kanë vendosur të fitojnë nga shërbimet e tij duke e shitur dhe mbajtur edhe një pjesë të kartonit në rast rishitjeje.
Vitin e shkuar Devid ishte një nga sulmuesit më të mirë të Kategorisë Superiore. Ai gjeti 10 herë rrugën e golit në 29 ndeshje me skuadrën e Ramadan Ndreut. /abcnews.al
View this post on Instagram