Kastrioti ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato. Klubi i Kategorisë Superiore, ka përforcuar repartin e mesit të fushës.
Olawale Onanuga është lojtari më i ri i skuadrës së Ramadan Ndreut. 23-vjeçari afrikan ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin krutan.
“Olawale Onanuga është afrimi i radhës i Kastriotit. Mesfushori 23 vjeçar ka firmosur ditën e sotme një kontratë dy vjeçare duke u bërë kështu lojtari më i ri i skuadrës“, lexohet në komunikatën e Kastriotit. /abcnews.al