Kastrioti ka zyrtarizuar një tjetër afrim në skuadër. Ruben Silva, i cili luan si mesfushor, ka nënshkruar me krutanët dhe do jetë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu për sezonin e ri futbollistik.
“Ruben Silva është lojtari më i ri i Kastriotit.
Mesfushori 25 vjeçar, ka arritur marrëveshjen për bashkpunim me drejtuesit e klubit dhe tashmë është zyrtarisht lojtar i Kastriotit.
Silva ka luajtur në disa skuadra në Kroaci dhe në Angli. KS Kastrioti i uron mirëseardhjen në familjen e madhe të “Kastriotëve”, njofton klubi krutan. / abcnews.al