Zyrtare: Kastrioti nis lëvizjet në merkato, vijnë dy të rinj

schedule18:33 - 15 Janar, 2021

schedule 18:33 - 15 Janar, 2021

Kastrioti ka nisur lëvizjet në merkato dhe para pak minutash ka zyrtarizuar dy afrime, Joan Çela dhe Arlis Shala janë dy afrimet e para të skuadrës krutane.

Çela është 21 vjeç dhe vjen nga skuadra e Skënderbeut. Në sezonin e shkuar talenti ishte pjesë e Luftëtarit, ku bëri shumë mirë, por në Korçë minutat munguan dhe largimi ishte rruga e vetme.

Ndërkohë, portieri Shala vjen nga Llapi në Kosovë, teksa më parë është aktivizuar edhe në vendin tonë, ku ka mbrojtur kuadratin e Besës, Luftëtarit e Flamurtarit.

Shala është 20 vjeç dhe është produkt i akademisë së Teutës. Të dy lojtarët stërviteshin prej ditës me klubin nga Kruja, por vetëm sot u vendos zyrtarizimi i tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!