Fernando Santos do të mbetet pjesë e Portugalisë edhe për katër vite. Trajneri, i cili fitoi titullin kampion Europe në vitin 2016, ka pranuar ofertën e bërë nga federata dhe shprehet i lumtur që i është besuar të vijojë punën në krye të Portugalisë.
Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, duke marrë parasysh që po rinovojmë kontratën me një kampion Europe”, u shpreh presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes. Vetë Santos, shkurtimisht u shpreh: “Është një privilegj për mua dhe stafin tim të vazhdojmë këtë projekt”.
?"É um privilégio servir Portugal, sempre com a ambição de ganhar".
Fernando Santos renovou até 2024 com a Seleção! ?? #TodosPortugal pic.twitter.com/lvJkxv8JL1
— Portugal (@selecaoportugal) June 16, 2020
Kontrata e Santos përfundonte pas EURO 2020, por shtyrja e Europianit i prishi planet. Gjithsesi qëndrimi i federatës portugeze ishte i qartë dhe pranoi t’i ofronte një kontratë që i jep mundësinë teknikut ta drejtojë Portugalinë në Euro 2021, Kupën e Botës 2022 dhe në EURO 2024. /abcnews.al