Zyrtare: Joao Mario lë Sporting Lisbonën, Interi ia dhuron rivalëve të qytetit

schedule10:56 - 13 Korrik, 2021

schedule 10:56 - 13 Korrik, 2021

Joao Mario është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Benficas. Mesfushori në fakt ishte pjesë e Sporting Lisbonës si i huazuar nga Interi në sezonin e fundit.

Klubi kampion deshi ta blinte mesfushorin, por nuk mundi të gjejë dakordësinë me zikaltërit. Pas kësaj, Rui Costa, presidenti i ri i Benficas nisi negociatat me Interin dhe mundi ta marrë falas.

Klubi zikaltër vendosi të ndërpresë kontratën me mesfushorin. Ky i fundit arriti marrëveshjen me Benfican dhe sot është zyrtarizuar gjithçka. /abcnews.al