Zyrtare/ Istanbulspor “Kukësi” i Turqisë, anësori firmos për kryeqytetasit

schedule12:55 - 5 Janar, 2021

schedule 12:55 - 5 Janar, 2021

Valon Ethemi kishte thuajse dy muaj që stërvitej së bashku me Rrocën dhe Abazajn te Istanbulspor, por zyrtarizimi i tij nuk ishte bërë ende. Para pak çastesh ka ardhur edhe momenti i mesfushorit dhe Ethemi është konfirmuar si lojtar i turqve, duke shtuar akoma më shumë “gjurmët” e Kukësit në skuadrën e Ligës së Dytë turke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor)

Mesfushori mbylli kontratën me Kukësin në verë dhe arriti fillimisht marrëveshje me polakët e Zaglebie Lubin, por në fund problemet kontraktuale të pretenduara nga Kukësi e lanë Ethemin pa skuadër deri më sot.

23-vjeçari kalon te Istanbulspor me parametra zero, me turqit, që nuk kanë asnjë detyrim ndaj Kukësit sepse Ethemi tashmë ka mbushur 23 vjeç dhe sipas rregullores së FIFA pas kësaj moshe taksa e formimit del jashtë loje. Nëse Kukësi e lejonte Ethemin të largohej që në verë, kishte mundësinë të shpërblehej me rreth 60 mijë euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!