Zyrtare/ Ish-trajneri i Bayern Munich rikthehet në Bundesligë, merr drejtimin e Wolfsburg

schedule14:35 - 24 Maj, 2022

schedule 14:35 - 24 Maj, 2022

Një rikthim i rëndësishëm në Bundesligë ka ndodhur, pasi ish-trajneri i Bayern Munich tashmë është zyrtarisht timonieri i Wolfsburg.

Bëhet fjalë për Niko Kovac, i cili zyrtarisht është trajneri i ri i Wolfsburg, teksa do të marrë menjëherë edhe frenat e “ujqërve”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej se Kovac ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin e Wolfsburg deri në vitin 2025.

50-vjeçari është rikthyer kështu në gjermani pas 2 vitesh që kaloi në Francë nën drejtimin e Monacos. Më parë në gjermani, trajneri kroat përveç Bayern Munich ka trajnuar edhe Eintrach Frankfurt, ndërsa ka qenë edhe trajneri i kombëtares kroate të futbollit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!