Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit shqiptarë, pasi palët kanë shkëputur me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku tregohet se Plori nuk do të udhëheqë skuadrën në ndeshjet e mbetura, ndërsa e falenderojnë për kontributin e dhënë me shkodranët.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trajnerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”, shkruan klubi i Vllaznisë.
Menjëherë klubi kuqeblu nuk ka vonuar dhe ka prezantuar edhe trajnerin e ri që do i besohet skuadra. Bëhet fjalë për Mirel Josën.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!” thuhet në postim.
/f.a/abcnews.al