Louis van Gaal do të largohet nga kombëtarja holandeze pas botërorit “Katar 2022” dhe ka qenë vetë trajneri i “tulipanëve” që e ka bërë të ditur diçka të tillë në një nga televizionet holandeze, pasi ish-timonieri i Manchester United po vuan nga sëmundja e kancerit, teksa po aktualisht po merr edhe trajtimet e duhura.
Holanda nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë edhe zëvendësuesin e tij, i cili tashmë zyrtarisht do të jetë Roland Koeman.
Ish-trajneri i Barcelonës do të ulet në stolin e “Tulipanëve” menjëherë pas përfundimit të botërorit “Katar 2022”, praktikisht Koeman do të marrë çelësat e kombëtares në fillim të vitit 2023, me kombëtaren e Holandës që e ka zyrtarizuar këtë gjë para pak minutash.
? Back as our coach from 2023: ?????? ??????! ??#Koeman2026 | @RonaldKoeman pic.twitter.com/iZhpXlLCHG
— OnsOranje (@OnsOranje) April 6, 2022
/f.a/abcnews.al