Zyrtare: Ardit Hila bëhet “skifter” dhe vihet nën urdhrat e Mezanit

schedule13:53 - 12 Gusht, 2020

schedule 13:53 - 12 Gusht, 2020

Ardit Hila është i Gjilanit, zyrtarisht. Mesfushori firmosi pak ditë më parë, sikurse ka njoftuar abcnews.al, ndërkohë që kontrata me Prishtinën ishte pengesa e zyrtarizimit te Gjilani. Sot janë shuar të gjitha zërat dhe mesfushori është prezantuar në skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani.

“Skuadra e Gjilanit ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila. Mesfushori 27-vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.

Ai karrier në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesshme me të kuqtë, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.

Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vjen pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime. Mesfushori 27-vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion”, njofton Gjilani.

https://www.facebook.com/115516412367717/posts/698452594074093/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!