Zyrtare/ Hasanbelliu zbret në fushë dhe i beson sërish skuadrën Arapit

schedule16:04 - 24 Janar, 2022

schedule 16:04 - 24 Janar, 2022

Renato Arapi mori zyrtarisht për herë të dytë drejtimin e Teutës pas largimit po për herë të dytë të trajnerit Edi Martini.

Këtë herë presidenti i kampionëve aktualë ka zbritur në fushën e blertë, për t’i besuar sërish ish-kapitenit të tyre skuadrën.

Lajmin e ka konfirmuar kl;ubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregon s etashmë trajner i durrsakëve do të jetë Arapo dhe staf i tij Sulejman Starova.

“Skuadra e Teutës ka filluar ditën e sotme stërvitjen dhe përpara ekipit janë prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi, trajneri Renato Arapi dhe drejtorit teknik Sulejman Starova.

Ish kapiteni i Teutës e drejtoi skuadrën blu në 3 ndeshje pas largimit të parë të Martinit, ndërsa me rikthimin e teknikut shkodran, Arapi mori sërish rolin e tij si drejtor sportiv. Tashmë, presidenti Edmond Hasanbelli, do t’i besojë për herë të dytë Arapit që disa javë më parë në stolin e Teutës mori një fitore dhe dy barazime, ndërkohë që ndihmës të ish-kapitenit do të jenë Bledar Hodo dhe Vangjel Mile, ndërkohë që Rizvani do të jetë trajner i portierëve, duke kompletuar kështu stafin teknik të durrsakëve.

KF TEUTA me kënaqësi njofton se Sulejman Starova emërohet në pozitën e drejtorit teknik. 66 vjeçar nga Tirana nga sot ka marrë detyrën e re me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit ka filluar nga puna. Starova është një emër i njohur ne kampin blu, teksa ka qenë gjithashtu në periudha të ndryshme në drejtimin e bluve si trajner”, thuhet në njoftimin e klubit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!