Zyrtare: Haaland dhurata e fundvitit, zyrtarizohet transferimi

schedule15:42 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 15:42 - 29 Dhjetor, 2019

Erling Haaland bëhet me skuadër të re. Sulmuesi i Red Bull Salzburg i ka marrë shkallët një e nga një dhe ka pranuar ofertën e Borussia Dortmund. Ishin të shumta klubet që ishin vendosur në rresht për të përfituar shërbimet e tij dhe në fund verdhezinjtë triumfuan.

Haaland, vetëm 19 vjeç, ka shënuar këtë sezon 22 gola në 28 ndeshje dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha. Sulmuesi tani do të nisë një eksperiencë të re dhe Dortmund e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2024.

Në fakt marrëveshja është arritur prej ditësh, pasi mediat në Gjermani raportuan se sulmuesi kishte shkuar në Dortmund me një avion privat për të biseduar. Gjithashtu ai kishte vizituar edhe ambientet e klubit dhe tanimë është bërë gjithçka zyrtare. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!