Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare: Grealish besnik, Aston Villa e “blindon” për pesë vite

schedule12:39 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:39 - 15 Shtator, 2020

Mesfushori i Aston Villa, Jack Grealish, nuk do të largohet këtë merkato nga klubi anglez. Ka qenë vetë klubi, i cili ka njoftuar vetëm pak çaste më parë rinovimin e kontratës, duke hedhur poshtë të gjithë zërat për një transferim në ndonjë klub tjetër.

25-vjeçari firmosi kontratën e re për pesë vite me Aston Villa, pra deri në fundin e sezonit 2024/25. Detajet e rinovimit ende nuk janë dhënë, por me shumë mundësi anglezi do të përfitojë një rritje page.

Grealish shkëlqeu sezonin e fundit në Premier League me paraqitjet e tij, çka tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha. Manchester United ishte klubi më i interesuar për shërbimet e Jack, por edhe City e Tottenham ishin në garë për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!