Një goditje shumë e zgjuar e Aston Villës këtë merkato. Klubi nga Birmingham i ka rrëmbyer portierin Arsenalit, Emiliano Martinez. Ky i fundit largohet nga “Topçinjtë” pas plot 10 vitesh.
I ardhur si një 17-vjeçar nga Argjentina, Martinez nuk arriti për asnjë moment të ishte titullar, përveçse në fund të sezonit të shkuar, pas dëmtimit të Bernd Leno.
Edhe pse bëri paraqitje të shkëlqyera dhe fitoi dy trofe (FA Cup dhe Community Shield), trajneri Mikel Arteta preferoi t’i japë numrin 1 gjermanit Leno.
LEXO EDHE: Emi Martinez, historia e një djaloshi argjentinas që u firmos me lot
Martinez tashmë ka vendosur të largohet nga Arsenali në kërkim të një fanelle titullari, dhe e ka gjetur tek Aston Villa, me klubin nga Birmingham që ka paguar plot 20 milion sterlina për 27-vjeçarin. Martinez ka firmosur për 4 vite me klubin legjendar anglez./abcnews.al
Emiliano Martinez has left Arsenal for Aston Villa on a four-year deal ✅ pic.twitter.com/T1U6XNWaDw
— GOAL (@goal) September 13, 2020