Partizani ka zyrtarizuar para pak çastesh një nga afrimet më cilësore në merkato. Eljon Sota, kapiten i Apolonisë në të shkuarën dhe një nga më të mirët e Superiores në sezonin e shkuar ka gjetur akordin me të kuqtë dhe ka firmosur për 3 vite dhe vjen falas pas mbylljes së kontratës me klubin nga Fieri.
NJOFTIMI I KLUBIT – FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21.
Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe. /abcnews.al