Dinamo vazhdon të përforcohet dhe prej kohësh kishte mbyllur disa marrëveshje. Tani është koha e zyrtarizimeve.
Besir Demiri është një prej goditjeve të 18 herë kampionëve të vendit, që i bëjnë dhuratë trajnerit Shkëmbi një lojtar që është grumbulluar edhe me kombëtaren e Shqipërisë.
Demiri luan në linjën e majtë të mbrojtjes dhe si mesfushor qendre, ndërkohë që ka provuar të bëjë edhe qendërmbrojtësin. /abcnews.al