Gjermania u shpall kampione bote në vitin 2014, kur mundi Argjentinën në finale. Një episod për t’u mbajtur mend është ai i përplasjes së mesfushorit Christian Kramer, i cili më pas kishte pyetur arbitrin e ndeshjes nëse vërtetë ishin në finalen e Kupës së Botës.
Sot, harraqi i Gjermanisë ka nënshkruar kontratën e re me Borussia M’Gladbach. Klubi që kryeson në Bundesliga pas 13 javësh kampionat, ka pranuar marrëveshjen dhe ka firmosur deri në vitin 2023. Kramer është pjesë e Gladbach prej katër sezonesh.
Mesfushori 28-vjeçar është pjesë e rëndësishme e klubit gjerman, që i ka besuar atij dhe tregues për këtë është kontrata 4-vjeçare e nënshkruar ditën e sotme. /abcnews.al
2️⃣0️⃣2️⃣3️⃣ – Der nächste Leistungsträger verlängert! ?? #Kramer2023 pic.twitter.com/1p5Z6ijv31
— Borussia (@borussia) December 3, 2019