Zyrtare/ Galatasaray bën goditjen të dyfishtë, firmos me Mentens dhe Torreira
Tashmë gjithçka është zyrtare. Dries Mertens është zyrtarisht një lojtar i Galatasaray.
Golashënuesi më i mirë i Napolit, u largua nga “Maradona” pas 9 vitesh, teksa tashmë ka zgjedhur të transferohet në Turqi, duke mbajtur veshur fanellën e skuadrës turke të Galatasarayt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk nëpërmjet një postim në rrjetet sociale, teksa thuhet se palët kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Profesyonel futbolcu Dries Mertens’in kulübümüze transferi konusunda, futbolcu ile resmi görüşmelere başlanmıştır. pic.twitter.com/LOYxoMMWbA
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 6, 2022
Gjithashtu Galatasaray ka firmosur edhe me Lucas Torreira, ku ish-lojtari i Fiorentinës ka nënshkruar deri në vitin 2025.
Profesyonel futbolcu Lucas Sebastian Torreira Di Pascua’nın kulübümüze transferi konusunda, futbolcu ve kulübü The Arsenal Football Club PLC ile resmi görüşmelere başlanmıştır. pic.twitter.com/fuM0vVDPB5
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 6, 2022
/f.a/abcnews.al