Zyrtare/ “Fiku” Dritën në “Fadil Vokrri”, Laurit Krasniqi i bashkohet përfaqësueses së Kosovës

schedule11:22 - 29 Korrik, 2022

schedule 11:22 - 29 Korrik, 2022

Drita u eliminua ditën e djeshme nga Antwerp në turin e dytë të Conference League, ku një lojtar me origjinë kosovare do të “fikte” gjilanasit në “Fadil Vokrri”.

Laurit Krasniqi i cili shkëlqeu ndaj Dritës duke shënuar edhe gol, tashmë i është bashkuar përfaqësueses së Kosovës për të përfaqësuar dardanët në nivelin ndërkombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit e Kosovës, ku mesfushori tashmë është lojtari më i ri që i është bashkuar dardanëve.

Futbollisti është shprehur i lumtur që po i jepet mundësia të japë kontributin e tij për vendin e origjinës dhe se do të bëjë çmos që të vazhdojë të luajë në nivele sa më të larta dhe t’i bëjë krenarë familjen e tij dhe të gjithë tifozët e Kombëtares së Kosovës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!