Zyrtare: Esin Hakaj ndjek udhën e Çinarit, firmos për 4 vite me turqit

schedule13:28 - 30 Qershor, 2021

schedule 13:28 - 30 Qershor, 2021

Esin Hakaj është lojtari më i ri i Samsunspor. Lajmi i publikuar nga abcnews.al që në datën 1 qershor konfirmohet sot zyrtarisht nga klubi turk përmes rrjeteve sociale.

Ish-mbrojtësi i Partizanit ka arritur marrëveshje me klubin e Ligës së Parë turke dhe do firmosë për 3 vite, me opsionin e rinovimit për një tjetër sezon pasardhës (3+1).

Samsunspor është i njëjti klub, që gjeti akordin me Erald Çinarin, që i është bashkuar turqve prej disa ditësh. Ashtu si sulmuesi, edhe mbrojtësi i majtë shkon falasm, me parametra zero.

Prezantimi i mbrojtësit do bëhet në ditët në vijim. Hakaj këtë verë nda nga Partizani pas 2 vitesh, ku pati ardhur nga Teuta. Ai fitoi Superkupën me të kuqtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!