Zyrtare: Erald Çinari zbarkon në Turqi, firmos për 3 vite me Samsunspor

schedule15:53 - 3 Qershor, 2021

schedule 15:53 - 3 Qershor, 2021

Erald Çinari do të luajë në Turqi sezonin e ardhshëm, sikurse abcnews.al ka raportuar më parë. Sulmuesi shkodran, të cilit i përfundoi kontrata me Partizanin, ka pranuar ofertën e Samsunspor dhe një ditë më parë ka zbarkuar në Turqi.

 

Lajmi i abcnews.al më 23 maj

Sot ka ardhur edhe njoftimi për nënshkrimin e kontratës mes palëve. Çinari ka firmosur për 3 vite, ndërkohë që marrëveshja ka edhe një klauzolë për ta zgjatur atë edhe me një sezon tjetër.

Shkodrani, pas tre sezonesh në Superiore me Partizanin, largohet për të provuar një eksperiencë të re jashtë vendit. Në të shkuarën kishte dështuar për efekt dokumentacioni ta bënte diçka të tillë me Deportivo Alaves dhe Nk Istra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!