Twitter ka rënë dakord t’i shesë aksionet Elon Musk në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë, tha kompania.
Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh që po qarkulllojnë kudo. Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë. Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.
Musk ka theksuar vazhdimisht ditët e fundit se qëllimi i tij është të forcojë fjalën e lirë në platformë dhe të punojë për të “zhbllokuar” “potencialin e jashtëzakonshëm” të Twitter.
“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale”, tha Musk. “Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private.”/abcnews.al