Zyrtare/ Elche nuk fal trajnerin, humbja ndaj skuadrës së Ivan Balliu rezulton fatale

schedule10:34 - 4 Tetor, 2022

schedule 10:34 - 4 Tetor, 2022

Tashmë gjithçka është zyrtare. Humbjet e skuadrës së Elches nuk janë kapërdirë nga drejtuesit të cilët nuk kanë vonuar, teksa kanë shkarkuar menjëherë nga detyra trajnerin Francisco Rodríguez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, ku thuhet se tekniku Rodriguez nuk do të jetë më timonieri i skuadrës spanjolle, pas humbjes që mori 2-1 ndaj skuadrës ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares, Ivan Balliu.

44-vjeçari mori drejtimin skuadrës më 30 nëntor të vitit 2021 dhe që nga atëherë ka zhvilluar 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke grumbulluar 12 fitore, 4 barazime dhe 17 humbje.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!