Zyrtare: Ekipi i Bundesligës zgjedh trajnerin e ri, firmos deri në 2023

schedule13:36 - 11 Maj, 2021

schedule 13:36 - 11 Maj, 2021

Koln pësoi një humbje të rëndë ditën e djeshme. Skuadra gjermane u mposht 1-4 në shtëpi nga Freiburg, rezultat që pritet të sjellë rrëzimin në Bundesliga 2.

Skuadra renditet në vend të parafundit dhe ndodhet dy pikë larg zonës së shpëtimit. Dy ndeshjet e fundit luhen kundër Hertha Berlin dhe Schalke 04.

Drejtuesit e Koln kanë zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të jetë Steffen Baumgart, i cili drejton Paderborn prej prillit të vitit 2017.

49-vjeçari nga Rostock do të jetë trajneri i ri i Koln, pavarësisht nëse ekipi ia del apo jo të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Steffen Baumgart ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2023 sipas postimin të Koln në faqen zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!