Egnatia është skuadra më aktive e kampionatit shqiptarë në merkaton në dalje, plot 7 lojtarë, ndërsa kanë firmosur vetëm me portierin Klevis Hasanbelli.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur edhe largimin e shtatë nga ekipi.
Remi Dujardin është i larguari i radhës nga rrogozhinasit, teksa bëhet edhe lojtari i shtatë që ndan rrugët me Egnatian.
24-vjeçari nga Hong Kongu, i cili luan edhe si qendërmbrojtës përveçse si mesfushor shkatërrues, u bë pjesë e Egnatias verën e vitit që lamë pas, teksa në sezonin 2020/2021 ishte pjesë e Skënderbeut
“Faleminderit Remi Dujardin.
KF Egnatia njofton se ka shkëputur marrëveshjen me mesfushorin Remi Dujardin.
Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Egnatias”, thuhet në postimin e Egnatias.
/f.a/abcnews.al