Zyrtare/ Egnatia bën afrimin e dytë, firmos me një mesfushor

schedule16:27 - 4 Janar, 2022

schedule 16:27 - 4 Janar, 2022

Egnatia është skuadra më aktive në këtë merkato, teksa pas 7 largimeve, ditën e sotme ka arritur të bëjë zyrtare edhe afrimin e dytë pas portierit Klevis Hasanbelli.

Ildian Shyti ka firmosur me skuadrën rrogozhinase dhe ky është një rikthim për lojtarin pas 6 muajsh si pjesë e skuadrës së Pogradecit.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku i uron lojtarit suksese në rikthimin e tij te skuadra e Egnatias.

Dy afrime nga skuadra e Pogradecit që rikthejnë në “shtëpi” dy futbollistë që kanë qenë më parë pjesë e skuadrës së Egnatias, të cilët e ndihmuan këtë të fundit të ngjitej në kategorinë superiore. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!