Zyrtare: Edhe një tjetër sezon, Zlatan Ibrahimovic rinovon me Milanin

schedule21:15 - 22 Prill, 2021

schedule 21:15 - 22 Prill, 2021

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga mediet gjatë gjithë ditës së sotme, Milani ka arritur akordin final për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic.

Lajmin zyrtar e bën të ditur vetë klubi milanez përmes një deklarate për mediet, ku njofton se suedezi ka shtyrë kontratën e tij deri në vetën e vitit 2022.

NJOFTIMI I KLUBIT – AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviç.  AC Milan është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka zhvilluar më shumë ndeshje me 84 gola të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me AC Milan.

Kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm. /abcnews.al