Zyrtare: Ecuria pozitive sjell rinovimin, Lopetegui andaluzian deri në 2024

schedule17:58 - 10 Janar, 2021

schedule 17:58 - 10 Janar, 2021

Julen Lopetegui mori drejtimin e Sevilla në korrikun e vitit 2019 dhe sezonin e kaluar ia doli të fitonte Europa League me ekipin andaluzian. Sevilla mposhti Interin në finalen e madhe, duke fituar trofeun për herë të gjashtë në histori.

Edhe ky sezon ka nisur mirë për djemtë e Lopeteguit, të cilët renditen në vend të pestë në kampionat dhe kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League, aty ku do të përballen me Dortmund për një biletë në çerekfinale.

Ecuria e mirë ka ndikuar që drejtuesit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit 54-vjeçar. Akordi është bërë zyrtar, Lopetegui ka firmosur dhe do të qëndrojë në stolin e Sevilla deri në verën e vitit 2024. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!