Zyrtare: E pamundur në kushte pandemie, UEFA anulon dy kompeticione

schedule16:14 - 23 Shkurt, 2021

schedule 16:14 - 23 Shkurt, 2021

Pandemia vazhdon ta bëjë të vështirë jetën tonë dhe të pezullojë aktivitete të ndryshme sportive. Së fundmi e ka pësuar edhe Kampionati Europian i grupmoshave U19 për meshkuj dhe femra.

Lajmin e njofton edhe FSHF, që tregon se vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv për shkak të vështirësisë së madhe në udhëtimin e skuadrave. Këtë vendim e kanë pranuar edhe Federatat.

NJOFTIMI – Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot të anulojë Kampionatin Europian 2021 të grup-moshës U-19 për femra dhe meshkuj për shkak të pandemisë Covid-19 dhe efekteve të saj në organizimin e garave.

Në procesin e kësaj vendimmarrjeje, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vë në dukje se, me kufizimet aktualeve të qeverive, udhëtimet e skuadrave dhe organizimi i këtyre mini-turneve do të ishin shumë të vështira.

Federatat anëtare të UEFA-s u konsultuan dhe më pas e mbështetën vendimin. Edhe pse është për të ardhur keq që asnjë turne për të rinj nuk mund të zhvillohet në sezonin aktual, shëndeti dhe siguria e futbollistëve të rinj duhet të kenë përparësi në rrethanat aktuale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!