Zyrtare: E mori 7 milion € verën e shkuar, Barcelona ndërpret kontratën me brazilianin

schedule15:16 - 29 Qershor, 2021

schedule 15:16 - 29 Qershor, 2021

Barcelona ka për qëllim të ulë nivelin e pagave në ekipin e parë dhe po bën maksimumin për të larguar lojtarët, që nuk kanë arritur të ambientohen dhe të bëjnë mirë në “Camp Nou”.

I fundit që u largua ishte Todibo, që u shit për 8.5 milionë euro, plus bonuse, ndërsa tashmë ikën një tjetër i ri, Matheus Fernandes, i cili luajti vetëm 17 minuta me skuadrën e Ronald Koeman sezonin e shkuar.

Mesfushori kishte kontratë deri në verën e vitit 2025, por Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë që në këtë verë, duke ndërprerë kontratën e tij. Fernandes erdhi te Barça para një viti nga Palmeiras për 7 milionë euro, por tashmë klubi heq dorë nga 22-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!