Zyrtare: E largoi Partizani, Brown gjen strehë në Amerikë

schedule19:36 - 8 Shkurt, 2021

schedule 19:36 - 8 Shkurt, 2021

Brian Brown ishte një nga më të paguarit e Partizanit gjatë qëndrimit të tij 18 mujor në kryeqytet, por në asnjë moment ai nuk e justifikoi investimin e bërë për të dhe në fund të kuqtë vendosën të ndërpresin kontratën me xhamaikanin gjashtë muaj para përfundimit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by New Mexico United (@newmexicoutd)

Pas disa ditësh nga largimi nga të kuqtë, sulmuesi ka gjetur klubin e ri dhe është zyrtarizuar ditën e sotme. Ai është rikthyer në Amerikë dhe do të jetë pjesë e ligës së dytë të Shteteve të Bashkuara nën ngjyrat e New Mexico United.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi amerikan, që njofton firmën me 28-vjeçarin, që te Partizani erdhi me shumë bujë, madje të kuqtë paguan për ta sjellë në vendin tonë. Brown e mbylli aventurën te Partizani me vetëm një gol në Superiore dhe katër në Kupën e Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!