Zyrtare/ E konfirmon vetë futbollisti, largohet nga Laçi pas 4 vitesh

schedule18:40 - 19 Shtator, 2020

schedule 18:40 - 19 Shtator, 2020

Abdurrahman Fangaj, mbrojtësi i djathtë shkodran, është larguar pas plot 4 vitesh nga skuadra e Laçit. 22-vjeçari e ka konfirmuar vetë këtë lajm në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Çdo fillim e ka një fund. Katër vite të mrekullueshme. Faleminderit shumë, KF Laçi”, shkroi mbrojtësi në postimin e tij. Fangaj u transferua në verën e vitit 2016 te kurbinasit nga skuadra e Vllaznisë.

Asokohe një talent që premtonte shumë, Fangaj arriti të luajë rregullisht me skuadrën e Laçit, duke qenë shpeshherë titullar në fashon e djathtë të prapavijës. Tashmë, mbetet për t’u parë se ku do të firmosë 22-vjeçari./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!