Shefit Shefiti, sulmuesi i larguar nga Shkëndija e Tetovës që në muajin dhjetor, do të luajë në Maqedoninë e Veriut sërish. 22-vjeçari tentoi të nënshkruante jashtë vendit dhe për disa kohë ishte në Zvicër, por në fund është kthyer në vendlindje.
Ditën e sotme ai ka firmosur me klubin e Renovës, klub tjetër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shefiti gjatë merkatos së janarit u lidh edhe me skuadrën e Teutës në Kategorinë Superiore, ndërkohë që edhe Laçi i ka bërë një ofertë.
Sulmuesi për herë të parë luan me një klub tjetër veç Shkëndijës dhe do tentojë të tregojë vlerat e tij. Shefiti ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 dhe ka luajtur në dy ndeshje me kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi. /abcnews.al